LARGIM I BUJSHEM/ Ikën nga kandidimi, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafaj: Nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme

Një tjetër kandidatit i pakënaqur nga listat e PD në Tiranë, ka dhënë dorëheqjen.

 Andi Mustafaj nga departamenti ‘Brain Gain’ i PD ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Të dashur demokratë. Ju vë në dijeni se, në marrëveshje me zotin Berisha, nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim nuk e ndryshon faktin që do të jem deri në fund në llogoren time për t’i shërbyer fitores së Partisë Demokratike”, shkruan ai.