JASHTE POLITIKE?/ Sali Berisha nuk e vuri në vendet e sigurta, Jorida Tabaku del e përlotur nga selia e PD-së, pritet të heqë dorë nga zgjedhjet e majit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është lënë jashtë listës së mbyllur. Ndonëse në procesin e Primareve ajo arriti që të zgjidhej gruaja më e votuar në qarkun e Tiranës, Kryesia e Partisë Demokratike dhe kreu i kësaj force politike, Sali Berisha vendosën që të mos e përfshijnë në vendet e sigurta për sesionin e ri parlamentar 2025-2029.

Burime për mediat bëjnë me dije se Tabaku e suprizuar nga ky vendim ka dalë e përlotur nga selia e Partisë Demokratike mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime thuhet se deputetja pritet që të tërhiqet nga gara dhe të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Deri më tani nga ana e Tabakut nuk ka pasur asnjë reagim. Pritet në vijim se çdo të ndodhë, ndërkohë që vlen të theksohet se Kryesia e Partisë Demokratike në vijim do të shpallë listat zyrtare me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.