Prokurorët e SPAK kanë kërkuar vijimin e masës së arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Seanca u shty sërish për ditën e nesërme në orën 10:00.
Argumenti i gjyqtarit Engert Pëllumbi për shtyrejn e vendimit mbi masën e sigurisë për Veliajn ishte se duhej kohë për shqyrtimin e çështjes. Veliaj për rreth një ore ka paraqitur mbrojtjen e tij për të zbutur këtë masë, duke theksuar se vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjyqtari ka kërkuar konkluzionet përfundimtare të palëve, ndërkohë që prokurorët Dumani dhe Dado kërkuan vijimin e qëndrimit të Veliajt në burg, duke refuzuar mundësinë që ai të lirohet me garanci pasurore.
Prokurorët paraqitën prova të reja, përfshirë përgjime të telefonatave të Veliajt nga paraburgimi, me vëllain dhe bashkëshorten, ku flitej për orientimin mbi akuzat ndaj SPAK, ndërsa Veliaj u mbrojt duke thënë se kishte pasur media që kishin bërë sulme të paarsyeshme ndaj tij.
Në mbrotjtje ne tij Veliaj përmendi dhe liderin e PD-së Sali Berisha ku sipas tij kreu demokrat bën akuza ndaj SPAK në mënyrë të drejtpërdrejtë para mediave dhe nuk merren masa ndërsa kur vetë Veliaj bën akuza ndaj prokurorëve të SPAK gjykohet ndryshe.









