Opozita e qendrës së djathtë në Grenlandë fiton zgjedhjet

Opozita e qendrës së djathtë të Grenlandë ka fituar zgjedhjet e saj të përgjithshme, tregojnë rezultatet pothuajse të plota, në një votim të dominuar nga premtimi i presidentit amerikan Donald Trump për të marrë territorin autonom të Danimarkës.

Me më shumë se 90% të votave të numëruara të së martës, partia Demokraatit – e cila favorizon një qasje graduale ndaj pavarësisë, po merr gati 30% të votave, thonë zyrtarët zgjedhorë.

Naleraq, një tjetër parti opozitare e cila dëshiron të nisë menjëherë procedurat e divorcit nga Kopenhagen dhe të ketë lidhje më të ngushta me SHBA, është e dyta në sondazh me rreth 25%.

Grenlanda – ishulli më i madh në botë, midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik – është kontrolluar nga Danimarka, gati 3,000 km (1,860 milje) larg, për rreth 300 vjet.