Pasi apeli i GJKKO-së shtyu për ditën e nesërme vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndaj Erion Veliajt pasi prokurorët e çështjes kanë paraqitur prova të reja, mediat kanë zbuluar se për çfarë provash bëhet fjalë.
Sipas raportimeve nga media, bëhet fjalë për disa audiopërgjime ambientale dhe telefonike të bëra ndaj Erion Veliajt, prova të cilat mund ta rëndojnë pozitën e këtij të fundit.
Sipas mediave, bëhet fjalë për komunikime të Veliajt me vëllain e tij ku përmenden dhjetëra emra gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh të tij.
Sipas të njëjtave burime, ka fakte dhe prova nga SPAK për komunikimet e Veliajt ku përfshihen edhe veprime si të shkojë të takojë gazetarë, të mbajë lart fort mediat, të ushtrojë presion dhe forcë të madhe mbi gjyqtarët dhe prokurorët.
Gjithashtu në përgjime Veliaj përmend disa emra. Sulmet dhe shantazhi ndaj drejtësisë janë qëllimi kryesor i veprimeve nga mediat.
Këto përgjime SPAK i ka vënë në dispozicion Apelit të GJKKO duke treguar se Veliaj po ushtron presion të madh mediatik kundër njerëzve të drejtësisë, duke nisur nga mediat kryesore të cilat edhe janë denoncuar të paguara nga inceneratorët, nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, apo koncesionet e pushtetit.









