EKSPORTI I ARMEVE/ Turqia dyfishon kapacitetet. Vendi renditet i 11-ti në botë

Eksportet globale të armëve nga Tuqia u rritën nga 0.8 për qind në 2015-2019 në 1.7 për qind në 2020-24, duke shënuar një ndryshim të madh prej 103 për qind, sipas raportit tè Institutt Ndërkombëtar tè Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Turqia renditet eksportuesi i 11-të më i madh i armëve në botë që nga viti 2024, thuhet në raportin e SIPRI të publikuar më 10 mars.

Emiratet e Bashkuara Arabe janè tregu më i madh për eksportet turke të armëve me 18 për qind, e ndjekur nga Pakistani me 10 për qind dhe Katari me 9.9 për qind.