MESAZHI I KRYEMINISTRIT/ Një ditë para vendimit të Apelit, Rama takim me drejtorët e Bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Bashkinë e Tiranës pasditen e së hënës, ku nga burime thuhet se ka zhvilluar një takim me drejtorët e bashkisë.

Takimi ishte në kuadër të analizës javore të punës, ndërsa koincidon një ditë para vendimit të Apelit, ku kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, kërkon zbutjen e masës së sigurisë.
Kjo vizitë ndërkohë përcjell mesazhin se bashkia e Tiranës nuk është më në krizë drejtimi, ndërsa frenat e saj i ka marrë de fakto kryeministri i vendit, dikur po ashtu ish-kryebashkiak për 3 mandate rresht.