DEKLARATA/ Donald Trump bën paralajmërimin e fortë për armët bërthamore: Mund të sjellin fundin e botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë një paralajmërim për rrezikun që paraqesin armët bërthamore. Ai cilëson ato si “përbindësha” që mund të çojnë në një apokalips atomik.

Gjatë një interviste në një emision, Trump është shprehur se armët bërthamore janë një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin dhe se përdorimi i tyre mund të shkatërrojë botën.

Gjithashtu, presidenti theksoi se SHBA-të, me rreth 5000 armë bërthamore, kanë rezervën e dytë më të madhe në botë, ku sipas tij pas Rusisë që ka afro 6000 armë është Kina që ka vetëm rreth 350 armë.

Sakaq, Trump ka bërë dhe një reagim në platformën “X”, ku shprehet se nuk duhet të shpenzohen paratë për armët bërthamorë, pasi mund të jetë fundi i botës duke i prodhuar ato.

“Ne shpenzojmë shumë para për armë bërthamore. Niveli i shkatërrimit është përtej çdo gjëje që mund të imagjinoni.

Nuk duhet të shpenzohen gjithë këto para për diçka që nëse përdoret, ndoshta është fundi i botës”, shkruan ai.