MERKATO/ Arabët “tërbohen” nga refuzimi i Vinicius Zhunior, kjo është situata me yllin brazilian

Jam shumë i qetë, sepse kam kontratë deri në vitin 2027 me Realin dhe shpresoj ta rinovoj sa më shpejt që të jetë e mundur sepse jam i lumtur këtu. Të gjithë njerëzit më duan dhe më pëlqejnë. 

Nuk mund të isha në një vend më të mirë se këtu”, deklaronte Vinicius për mediat në konferencën për shtyp para derbit europian kundër Atletikos. 

Ai foli hapur për një nga çështjet që ka ngjallur më shumë interes për figurën e tij, ofertën nga Arabia Saudite, duke lënë të kuptohet se dëshira e tij është një dhe e vetme të vijojë të fitojë e të bëjë histori me Realin. 

Ky refuzim “de facto” i brazilianit ka gjetur të papërgatitur sauditët. “Komiteti i rekrutimeve i ligës së Arabisë Saudite është i tronditur nga refuzimi i Vinicius”, tha versioni arab i gazetës “365 Scores” në një deklaratë që i atribuohet burimeve zyrtare nga liga profesioniste saudite.