EMRAT POTENCIALE/ Rama i jep fund takimit me drejtuesit politik të qarqeve! Kryesia e socialistëve do të mblidhet të mërkurën për miratimin e kandidatëve.

Në “Vilën 30”, përgjatë kësaj të diele, kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh dhe kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi takime me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar lidhur me emrat e kandidatëve për deputetë, me të cilët forca politike që ai drejton do të dalë në zgjedhjet e 11 Majit.

Pas takimeve të zhvilluara paraditen e kësaj të diele, ku prej orës 10:00 deri në orën 13:40, kryeministri takoi drejtuesin politik të qarkut të Dibrës, Blendi Klosin, drejtuesin politike të qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaron, atë të Lezhës, UIsi Manjën, drejtuesen politike të qarkut të Durrësit, Emirjana Sakon, drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës, Benet Becin, atë të Vlorës, Bledi Çuçin si dhe drejtuesin politik të qarkut të Korçës, Niko Peleshin.

Ndërkohë, pasditen vijoi takimet edhe me 6 drejtuesit e tjerë politikë. Fillimisht kryeministri priti në vilën qeveritare numër 30, Eduard Shalsin, drejtuesin politik të qarkut të Kukësit, ndërsa më tej vijoi me drejtuesen politike të qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliun, po me atë të Tiranës, Elisa Spiropalin, drejtuesin politik të Beratit, Ervin Demon.

Gjithashtu kryesocialisti takoi edhe drejtuesin e qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku dhe atë të qarkut Fier, Belinda Balluku.

Secili prej drejtuesve të qarqeve mësohet të kenë depozituar emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas këta emra të depozituar këtë të dielë do të shqyrtohen në kryesinë e Partisë Socialiste që do të mblidhet më 12 mars, të mërkurën, ndërsa firmën finale dhe “fjalën e fundit”, e ka vetë Rama i cili do të vendosë se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.

Sakaq, burime jo zyrtare për mediat bëjnë me dije se në listën e mbyllur Rama do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.

Gjithashtu, katër kryebashkiakë aktualë pritet që të kandidojnë për deputetë, ata flitet se janë: Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Ndërkohë, përmendim dhe emrat të cilët po qarkullojnë lart e poshtë si kandidatët e mundshëm për deputetë për vitet 2025-2029.

Mediat kanë siguruar edhe emrat e një pjesë të kandidatëve të Partisë Socialiste që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, pasi mësohet se emrat e depozituar nga drejtuesit politik janë gjithsej 186.

*Vlen të theksohet se kjo listë NUK është ZYRTARE.

Tiranë

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Lindita Nikolla

Ervin Hoxhaj

Adea Pirdeni

Blendi Gonxhe

Olta Xhacka

Albana Koçiu

Igli Hasani

Fatmir Xhafaj

Erion Braçe

Etilda Gjonaj

Toni Gogu

Ermonela Felaj

Helena Kaçe

Xhemal Qefalia

Ornaldo Rakipin

Pandeli Majko

Zerina Bruci

Durrës

Luan Zaza

Klodiana Spahiu

Milva Ekonomi

Etleva Budini

Edmond Stojku

Fier

Belinda Balluku

Petrit Malaj

Ceno Klosi

Arjan Faso

Antoneta Dhima

Kristo Papa

Hanit Bonati

Ami Kozeli

Shkodër

Majlinda Angoni

Xhejms Çela

Anila Gjyrezi

Onid Bejleri

Besmir Lesha

Enertil Canaj

Ndriçim Sterkaj

Frrok Gjini

Korçë

Niko Peleshi

Ilir Topi

Eslemvera Zake

Ilir Pendavinji

Bledi Çomo

Arjan Jaupllari

Besa Spaho

Nertil Jole

Anastasia Zaimi

Lezhë

Ulsi Manja

Admir Kadeli

Ermal Pacaj

Pranvera Skana

Marjeta Nela

Vlorë

Bledar Çuçi

Pirro Vëngu

Anila Denaj

Ardit Bido

Plator Nesturi

Vasil Llajo

Vullnet Sinaj

Elbasan

Arbian Mazniku

Bora Muzhaqi

Evis Kushi

Taulant Balla

Ermira Urupi

Adi Qose

Shkëlqim Bullari

Saimir Hasalla

Desantila Tahiraj

Ela Toçka

Gert Durda

Kukës

Eduard Shalsi

Dibër

Bledi Klosi

Agron Malaj

Berat

Ervin Demo

Klajdi Qama

Juliana Memaj

Gjirokastër

Mirela Kumbaro

Tërmet Peçi

Pirro Dhima

Alda Zholi

Edjon Maliqi