Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falenderuar aleatët e tij për dënimin e sulmeve vdekjeprurëse të mbrëmjes së djeshme në Dontesk, si dhe ka përdorur tonë të ashpra kundrejt Rusisë në lidhje me këtë ngjarje.
Të paktën 22 persona u vranë në sulme të shumta ruse të mbrëmjes së djeshme, duke përfshirë 11 në qytetin e vijës së parë të Dobropilla në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, ndërsa 47 persona të tjerë u plagosën rëndë, përfshirë këtu dhe fëmijë.
“Kjo është një taktikë frikësimi e ndyrë dhe çnjerëzore, të cilës rusët shpesh përdorin. Ishte një nga sulmet më brutale, një e kombinuar. Sulmi ishte llogaritur qëllimisht për të shkaktuar dëme maksimale. Raketat, së bashku me një dron Shahed, shënjestruan pjesën qendrore të qytetit. Nëntë ndërtesa banimi u goditën. Gjithashtu, qendra tregtare dhe dyqanet u goditën“, u shpreh Volodymyr Zelensky.
Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e Donald Trump kanë vizuar një sërë bisedimesh me Rusinë për nënshkrimin e paqes mes dy vendeve. Ukraina nuk ka qenë e përfshirë në raundin e parë të bisedimeve të zhvilluara në Arabinë Saudite, ndërsa marrëdhëinet e Zelenskyt dhe Trump nuk janë fort të mira.









