MOBILIZIMI ELEKTORAL/ Mbyllet takimi në Pallatin e Brigadave me drejtuesit politikë të PS-së, Edi Rama diskuton për programin dhe listat e deputetëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin e dytë me anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Ky takim u zhvillua për të dytën ditë në Pallatin e Brigadave, ndërsa mësohet se kreu i PS-së ka diskutuar programin për zgjedhjet që do të zhvillohen  më 11 maj, gjithashtu emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.

Ndër të tjera, ende nuk ka pasur një vendim përfundimtar, pasi pritet të merret në Kryesi.

Sakaq, emrat e kandidatëve për deputët e kanë e afatin e dërgimin deri më 12 mars dhe duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.