DITA E GRUAS/ Në urimin për 8 Marsin, Basha: “Të jesh vend europian do të thotë t’i japësh gruas më shumë sesa meriton”

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, me rastin e 8 marsit zhvilloi një takim me gra dhe vajza të kryeqytetit. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se një nga vlerat e Demokratëve Euroatlantikë janë zonjat dhe gratë që e përfaqësojnë anëembanë Shqipërisë.

Në këtë takim kryedemokrati euroatlantik shpalosi edhe njëherë atë pjesë të programit të kësaj force politike dedikur pikërisht gruas shqiptare.

Sipas Bashës të jesh vend europian do të thotë t’i japësh gruas jo vetëm atë që meriton, por më shumë sesa kaq.