Departamenti Amerikan i Shtetit ka hartuar plane për të mbyllur një duzinë konsullatash deri në këtë verë, raportoi sot New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Departamenti i Shtetit po shqyrton mbylljen e më shumë misioneve, tha gazeta, raportoi Reuters.
Ndër dhjetëra konsullatat që do të mbyllen do jenë kryesisht ato në Evropën Perëndimore, sipas tre zyrtarëve të njohur me memorandumin që qarkullon në Departamentin e Shtetit, shtohet në raport.









