Siguria e Evropës mund të sigurohet vetëm me pjesëmarrjen e Turqisë, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një konferencë të përbashkët pshtyp me homologun e tij kroat Gordan Grlic Radman në Ankara, njofton Haber Global.
Fidan tha se siguria e Evropës nuk është vetëm një çështje e lidhur me Ukrainën.
Ministri vuri në dukje gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të bëjë pjesën e tij në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë: “Ne gjithmonë kemi deklaruar se jemi të hapur ndaj nismave të bazuara në dialog dhe demokraci”.
Fidan gjithashtu vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Sirinë.









