Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka reaguar me anë të një postimit në platformën “Truth” ku është shprehur se pas bisedimeve me presidenten e Meksikës, kanë rënë dakord që të mos paguhen nga Meksika tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA.
Ai tha se marrëdhënia me presidenten e Meksikës është shumë e mirë dhe po punohet për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara si edhe për të ndaluar Fentanyl.
“Pasi fola me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë Tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA. Kjo marrëveshje është deri më 2 prill. E bëra këtë si një akomodim dhe nga respekti për Presidentin Sheinbaum. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe ne po punojmë fort, së bashku, në kufi, si për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për të ndaluar Fentanyl. Faleminderit Presidentit Sheinbaum për punën dhe bashkëpunimin tuaj të palodhur!”-shkruan Trump.









