PARALAJMERIMI/ Foto e LaCivites ngjitur me Kash Patel, drejtorin e FBI. Aktivistja Kokalari: Mos u ngazëlleni!

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, njëkohësisht një prej ish-rithemeluesve të Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021 organizuar nga Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me atë që ajo e quan ngazëllim të mbështetësve të Berishës pas qarkullimit në rrjetet sociale të fotos së LaCivita me drejtorin e FBI Kash Patel.

Kokalari ka sjellë ndërmend McGonigal, i cili para se të dënohej për korrupsion nga Drejtësia amerikane ishte gjithashtu një zyrtar i lartë i FBI.

Postimi:

Klani Berishes dhe PDiset e Rithemelimit qe ngazellohen nga foto e LaCivites ngjitur me Kash Patel, drejtorin e FBI, duhet te kuptojne se McGonigal ishte shef ne detyre dhe shume afer me Hunter Biden kur institucioni i tij hapi nje investigim dhe si pasoj, e arrestuan.

Gjerat funksionojne pak ndryshe ne Amerike. Miq je derisa s’kalon nga ana e korrupsionit ose mpleksje me te korruptuarit, ndryshe te gjithe te kthejne kurrizin, Trump i pari!