Kourtney Kardashian i është përgjigjur thashethemeve të fundit se djali i saj 15-vjeçar, Mason, është bërë baba. Personazhi i njohur televiziv shpresonte që raportimet e rreme do të ndaleshin me kalimin e kohës, por kur e pa që kjo nuk po ndodhte,vendosi të shprehej për këtë çështje.
Me një postim në llogarinë personale në Instagram, Kourtney Kardashian ka mohuar atë që po shkruhej për djalin e saj. Më konkretisht, ajo tha: “Unë rrallë komentoj thashethemet apo teoritë e konspiracionit që përfshijnë mua dhe familjen time, por këtë herë bëhet fjalë për fëmijën tim dhe e ndjej se është gabim të lejoj që dikush të besojë, qoftë edhe për një sekondë, se këto gënjeshtra janë të vërteta, sepse nuk janë ” . “Mason nuk ka fëmijë”, sqaroi ajo dhe shtoi: “Ato që thuhen janë të rreme.”
NYlli i realitetit “The Kardashians” më pas u kërkoi ndjekësve të saj që të respektojnë privatësinë e djalit të saj dhe të ndalojnë përhapjen e historive të rreme. “Djali im me të vërtetë e vlerëson privatësinë e tij dhe u kërkoj të gjitha mediave të jenë të respektueshme”.









