DEKLARATA E TRUMP/ Presidenti: Jam i vetmi që nuk i kam dorëzuar asnjë tokë ukrainase Putinit

Presidenti Donald Trump ka thënë se ai është i vetmi President amerikan që nuk i ka dorëzuar asnjë tokë ukrainase Vladimir Putinit.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri përmes një postimi në Truth Social.

“Presidenti i vetëm që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është Presidenti Donald J. Trump. Mos harroni se kur demokratët e dobët dhe joefektiv kritikojnë, dhe Fake Neës me kënaqësi nxjerrin çdo gjë që thonë!”, shkruan Trump.

Por faktet thonë se nuk ka presidentë amerikanë që t’i kenë dhënë ndonjëherë ndonjë tokë ukrainase Rusisë së Vladimir Putinit.

Trump u përplas me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, ku i tha atij se po luan bixhoz me luftën e tretë botërore.

Pas përplasjes, marrëveshja e paralajmëruar e mineraleve mes SHBA e Ukrainës nuk u firmos dhe nuk u arrit asgjë për paqen.