Fa Cup, kompeticioni më i vjetër për klube në botë, ka njohur sot edhe shortin për fazën çerekfinale të tij, pasi janë mësuar 7 nga 8 ekipet që do të vazhdojnë garën për turneun. Lista plotësohet të hënën me duelin mes Notingham Forest dhe Ipswich Town.
Vetëm një skuadër e Championship ka kaluar në çerekfinale, Preston North End, dhe për të shorti ka rezervuar një ndeshje në shtëpi ndaj Aston Villa-s. Ndërkohë, për Manchester City-in është në plan një transfertë shumë e komplikuar ndaj Bornmouthit, një ekipi i cili ka bërë emër në këtë sezon në Premier Ligë, duke luftuar për zonën e Europës.









