.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aktivistja Evi Kokalari, një ndër ish-Rithemeluesit e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021 të partisë së Sali Berishës, bën me dije se ka patur mbrëmë një bisedë telefonike me gazetarin Tyler O’Neil, i cili dha dëshminë në Kongres duke përmendur Berishën si kreun e opozitës që është “persekutuar” nga Soros.
Kokalari thotë se Tyler tashmë është i qartë, sikurse është e qartë dhe kongresmenia Majorie Taylor Greene. Tashmë,- shton aktivistja shqiptaro-amerikane, – mbeten të sqarohen dhe gazetarët e Washington Examiner.
Postimi :
Pata ne bisede te gjate me Tyler O’Neil mbreme, gazetarin qe dha deshmine ne Kongres dhe permendi Berishen si kreun e opozites qe eshte ‘persekutuar’ nga Sorosi.
Tyler eshte mese i qarte tashme, sic eshte dhe Marjorie Taylor Greene. Tashme, mbetet ata te Washington Examiner.
Berisha duhet te kuptoj se te gjithe keta zhgenjehen kur mesojne qe realiteti qe i keni servirur eshte ne fakt shume larg REALITETIT.
Ajo fjalja publike por dhe private qe i kerkoi NY Times, nuk duket se e ka ftilluar Berishen. Amerikanet mund te duken naive, por budallenje nuk jane.









