Dhjetë masa sigurie mësohet se janë lëshuar deri më tani nga GJKKO me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në kuadër të operacionit të SPAK, AMP-së dhe Policisë së Shtetit është bërë i mundur zbërthimi i disa grupeve kriminale të cilat operonin në disa nga qytetet e vendit tonë dhe kishin “bekimin” e njerëzve të policisë.
Ashtu sikurse bëmë me dije më herët në kuadër të këtij operacioni në pranga ra shefi i Krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, ndërkohë u shpall në kërkim, shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi.
Sakaq, masë sigurie është kërkuar edhe për Erdit Hazizajn. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2023 ai kandidoi për kryetar Bashkie në Roskovec nën siglën e Partisë Demokratike. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike dhe përfshirje në grupe kriminale.
Kujtojmë se Hazizaj humbi në zgjedhjet e vitit 2023 në Roskovec përballë kandidates Majlinda Buf









