VIZITA NE LONDER/ “Ne jemi me Ukrainën”, Starmer përqafon Zelenskyn para bisedimeve në Downing Street

I tensionuar dhe i veshur me të njëjtën veshje si një ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u prit nga kryeministri britanik Kair Starmer në rezidencën e tij në Downing Street.

Dy liderët gjetën një moment për të pozuar para turmës së fotografëve dhe gazetarëve të mbledhur, duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart

Një turmë e madhe ishte mbledhur jashtë, një fakt i theksuar nga Starmer gjatë një shkëmbimi të shkurtër mes drejtuesve para shtypit. “Siç dëgjuat nga brohoritjet e protestuesve jashtë, ju keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,” tha ai, duke shtuar se ai “do të qëndrojë me ju dhe Ukrainën për aq kohë sa të duhet”. Ai ripohoi “vendosmërinë e tij të palëkundur” për të mbështetur Ukrainën.

Ndërkohë, Zelenskyy shprehu vazhdimisht mirënjohjen e tij për ndihmën e dhënë nga Britania e Madhe. Kjo erdhi pasi nënpresidenti amerikan JD Vance e kishte kritikuar Zelenskyy një ditë më parë për gjoja dështimin për të pranuar mbështetjen e SHBA dhe popullit të saj.