Kreu i Demokrateve Euroatlantike nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët Myslimanë, me rastin e nisjes së Muajit të Ramazanit
Urimi:
Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!
Me nisjen e këtij muaji të shenjtë, uroj nga zemra çdo besimtar mysliman, kudo që ndodhet, për një agjërim plot paqe, urtësi dhe begati!
Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, lutemi për durim dhe forcë. Kur sprovat na sfidojnë, lutemi që Zoti të na falë dhuratën e shpresës e të na udhëheqë drejt rrugës së drejtë, ku të shohim dritën hyjnore edhe në ditët më të vështira e në sfidat më të mëdha.
Le të na shërbejë ky muaj si reflektim për vlerat më të larta njerëzore: mirësinë, dhembshurinë dhe dashurinë vëllazërore për njëri-tjetrin.
Agjërim të pranuar!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju! ![]()









