Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ndodhet në Shtëpinë e Bardhë për të zhilluar bisedime me Presidentin Donald Trump mbi Ukrainën dhe mbrojtjen e saj
Në një pjesë të bisedimeve, Starmer thekson se pa Trump nuk do të ishte e mundur zhvillimi i diskutimeve për Ukrainën.
“Jemi në një diskutim për një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë, marëveshje për të cilën nuk do të ishte e mundur po të mos ishte hapësira e krijuar nga Trump.
Kryeministri më pas thekson se çdo marrëveshje duhet të jetë afatgjatë dhe jo vetëm një çështje e zgjidhur për një kohë afatshkurtër.
Trump nga ana tjetër shton se siguria në Ukrainë pasi të arrihet një marrëveshje është pjesa e lehtë, pjesa e vështirë është arritja e një marrëveshjeje në radhë të parë.
I pyetur nëse një marrëveshje e arritur me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të zgjasë, Trump përgjigjet pozitivisht.
“Kam besim se nëse bëjmë një marrëveshje, ajo do të mbahet”, tha ai.









