REGJISTRIMI NE KQZ/ Celibashi: Afat deri të hënën Koalicionit Euroatlantik!

Ndërsa afati i regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e 11 majit për partitë përfundoi mesnatën e djeshme, shkon në 49 numri total i tyre, me kërkesa të aprovuara për pjesëmarrje.

Por një parti ka hasur probleme juridike. Bëhet fjalë për Demokratët Euroatlantikë të Lulzim Bashës, që me kryetar Endri Hasa ka dorëzuar kërkesën për regjistrim si Koalicioni Euroatlantik, duke e huazuar nga një tjetër parti.

Por kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i tha përfaqësuesve se duhej një vendim i formës së prerë nga gjykata, të cilin nuk e kishin. Për këtë shkak është kërkuar kohë, pasi edhe afatet ishin përshpejtuar dhe Celibashi dakordësoi të hënën si ditën e fundit të dorëzimit të vendimit.