Kreu i Demokratëve Euroatlantikë ka reaguar nga SHBA, ku ndodhet pas një ftese zyrtare për një vizitë disa ditore, në lidhje me kërcënimet apo sulmet që po i bëhen drejtësisë duke thënë se nuk kanë asnjë shanc ta zhbëjnë SPAK.
Postimi i Bashës:
Dosjet e politikanëve dhe kriminelëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në afera, ndodhen në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe SHBA.
Shërbimet e tyre sekrete janë të pranishme kudo në Shqipëri, pasi ata hetojnë grupet kriminale që përbëjnë kërcënim për vetë interesat e tyre.
As Rama, as Berisha, madje as Enveri po të ringjallej, nuk do të mund t’i bënte gjë SPAK-ut.
Për ta thënë me fjalët që hallexhiu i kupton mirë, SPAK-ut i hanë atë që nuk thuhet.
Mesazhi i Ramës është të mbajë me gajret ata që janë frikësuar nga forca goditëse e ligjit dhe po distancohen prej tij, dhe për këtë i sjell në kujtesë Berishën, që premton shkrirje të SPAK-ut.
Është në dorë të qytetarëve të vendosin, nësë duan t’i japin një shans drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ose të kthehet pas tek të paprekshmit, që abuzojnë me fondet dhe pronat e tyre.
Shqipëria meriton më shumë🇦🇱









