POSTIMI I BASHES/ Kreu i Demokrateve Euroatlantike Lulzim Basha risjell ne vemendje nëpërmjet një video premtimin e pambajtur të Ramës për 24 orë ujë (video)

Kreu i Partisë Demokratile-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili pas 12 vitesh ne qeveri, vijon të remtojë ujë për qytetarët.

Në një video të postuar në facebook, Basha shkruan se Rama nuk e bëri dot gjatë tre mandateve, sepse prioritet ishin koncesionet klienteliste, inceneratorët, 5D-të dhe gjëmat e panumërta korruptive.

Postimi i plotë i Bashës:

Për të qarë e për të qeshur, viti 2025, flet akoma për ujin 24h.

Nuk e bëri dot mandatin e parë, as të dytin dhe as të tretin, sepse prioritet ishin koncesionet klienteliste, inceneratorët, 5D-të dhe gjëmat e panumërta korruptive.

Do vazhdoni me mashtrimet e tij ????, apo do zgjidhni ndryshimin????️?

Shqipëria meriton më shumë