ZGJEDHJET NË KOSOVE/ Numurimi i votave të diasporës fillon më 26 Shkurt

Numërimi i votave nga diaspora e Kosovës pritet që të fillojë të mërkurën. Ndërkaq, deri më tani sipas KQZ janë skanuar 890 lista përfundimtare të votuesve nga 2 mijë e 533.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar te Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se rreth 730 zarfe me fletëvotime nuk janë vlerësuar fare për shkak se pritet skanimi i listave përfundimtare në përfaqësi diplomatike.

“Deri sot në orën 12 janë skenuar gjithsej 890 lista përfundimtare të votuesve nga 2 mijë e 533 gjithsej. Shprehur në përqindje i bie që listat përfundimtare të votuesve janë skanuar për 35.13 për qind të vendvotimeve. Aktiviteti i fundit i cili ka përfunduar dje me datën 24 shkurt është vlerësimin i zarfeve me fletëvotime të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së. Nga 68 mijë e 712 zarfe të dërguara nga kutitë postare të KQZ-së, 62 mijë e 990 janë aprovuar ndërsa 4 mijë e 865 zarfe janë refuzuar. Gjithashtu, kemi edhe 729 zarfe me fletëvotime që nuk janë vlerësuar fare për shkak që për këto zarfe pritet skanimi i listave përfundimtare në përfaqësi diplomatike. Arsyeja pse këto zarfe nuk janë vlerësuar është që këta 729 votues gjatë periudhës së regjistrimit janë përcaktuar që të votojnë qendrat e vetmit jashtë Kosovës. Por, ndërkohë kanë dërguar edhe zarfet me fletëvotime përmes postës dhe pas skanimit të listave përfundimtare të votuesve në këto qendra të votimit që janë shfrytëzuar nga jashtë Kosovës ne do ta bëjmë vlerësimin përfundimtar”, tha Buzhala.