Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Tiranën Fatmir Gjoci njëkohësisht dhe kryetari i degës së PD dhe Demokratëve Euroatlantikë në Athinë dhe Greqi ka nisur punën nga Greqia për zgjedhjet e 11 majit. Zoti Gjoçi vijon takimet në kuadër të fushës së tij duke kërkuar mbështetjen për të dhe Koalicionin Euroatlantik. Duke premtuar se do të ishte një perfaqësues dinjitoz i diaspores Z.Gjoçi po bën dhe përgatitjet për një takim të Z.Lulzim Basha dhe Endri Hasa në Athinë në muajin mars.










