DEDIKIMI PREKES/ Edlira Çepani për Gertin: Me fat që jetuam 20 vite, sot pa të ndihem gjysmë!

Edlira Çepani ka vendosur të thyejë heshtjen, 5 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gert Bogdani i cili humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak, të mërkurën e 18 shtatorit 2024.

Aktivistja tregon se Gerti për të ishte gjysma e tij më e mirë dhe se pa të ndihet jo e plotësuar por ka vendosur që dhimbjen ta kthejë në forcë për vete dhe dy fëmijët e saj.

“Është shumë e vështirë për mua që të flas. Kam pasur shumë kërkesa që të flas gjatë kësaj kohe, e kam pasur të pamundur por do të doja të falënderoja të gjithë median, t’ju falënderoja juve për të gjitha kronikat, ndjekjen, fjalët e mira, nuk kam pasur asnjëherë mundësinë ta bëj këtë publikisht, por realisht shumë faleminderit sepse ka qenë një moment force edhe për ne. Është një moment që unë realisht nuk do ia uroja askujt dhe në këto momente njeriu kupton sa i brishtë është në këtë botë dhe sa pak kohë kemi të gjithë në këtë tokë të cilën herë pas here ne jetojmë sikur jejmi të përjetshëm dhe harrojmë që janë disa gjëra që realisht duhet t’i jetojmë sot.