Kremlini ka refuzuar përfshirjen e Bashkimit Evropian në negociatat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën, duke deklaruar se nuk sheh “asnjë bazë” për të rinovuar dialogun me Evropën.
Në një deklaratë për media të dhënë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, Moska theksoi se sanksionet e fundit të miratuara nga BE-ja janë një pengesë për përpjekjet e Rusisë për të gjetur një zgjidhje paqësore.
Peskov theksoi se paketa e sanksioneve të BE-së, e cila përfshin kufizime për bankat ruse, është në kontrast me përpjekjet e Rusisë për të arritur një marrëveshje paqeje.
Peskov kërkoi që SHBA të bëjë një analizë të thellë të shkaqeve rrënjësore të luftës, duke pohuar se pa një kuptim të plotë të këtyre shkaqeve, është e pamundur të arrihet një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin në Ukrainë.
Peskov gjithashtu theksoi se bisedimet me SHBA-në, të cilat filluan javën e kaluar, janë të fokusuar në zhbllokimin e punës së misioneve diplomatike dhe kërkimin e mundësisë për një dialog të mundshëm me SHBA-të. Ai nënvioi se Moska nuk sheh mundësi për rinovimin e dialogut me Evropën.
Ai theksoi se Rusia ka tentuar vazhdimisht të tërheqë vëmendjen e shteteve evropiane për këto shkaqe, por ato kanë refuzuar të angazhohen në një analizë të tillë.









