MARREVESHJET/ Ja çfarë u nënshkrua mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Qeveria shqiptare ka nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë, teknologjisë dhe infrastrukturës.

Kryeministri Edi Rama njoftoi lidhjen e marrëveshjeve mes kompanive Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e një letre angazhimi për zhvillimin e Projektit të Qytetit Inteligjent të Shqipërisë, në partneritet me “Presight AI Ltd”.