Është pritur me ceremoni nderimi në Pallatin e Brigadave, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Mohamed bin Zayed Al Nahyan arrin për herë të parë si president i EBA në vendin tonë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.
Pasi presidenti i EBA-s Al Nahyan takoi të gjithë ministrat e qeverisë Rama, teksa pritet t’i drejtohet Kryeministrisë.
Rama dhe bin Zayed Al Nahyan do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë” dhe më pas do të firmosin marrëveshje mes palëve.









