INSPEKTIMI/ “Meriton një lapidar”, Rama inspekton punimet e rrugës së Komanit, shkëmben batuta me banorët: Nuk e lejoj sa të jem gjallë, edhe kur vdes do e lej me shkrim

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen në kantierin e Rrugës së Komanit. I pritur nga dhjetëra banorë të zonës, Rama është takuar me të gjithë duke zhvilluar biseda e batuta me të pranishmit.

Ndër të tjera ai nuk ka lënë pa bërë ironi me opozitën duke i cilësuar premtimet e tyre si gënjeshtra, ndërsa ato çka qeveria ka zhvilluar qeveria, janë vetëm punë,është shprehur ai.

Ata kanë për detyrë të rrejnë, kush ta hajë ta hajë. Ne çfarë themi e bëjmë, por duhet durim. Jo të gjitha mund të bëhen menjëherë. Dhe jo çdo gjë që mendon që do më bo, bëhet kur do me e bo sepse dalin edhe gjëra të tjera. Tani i erdhi radha e rëndësishme ta bëjmë shkëlqyeshëm”, tha Edi Rama.

Një prej banorëve të zonës i është drejtuar Ramës duke i thënë se e meriton që t’i bëhet një lapidar, ndërsa Rama me të qeshur i është kthyer se është ndërtim pa leje dhe nuk e lejoj sa të jem gjallë.

Kryeministër për mua si i ka bërë Kosova lapidarin Clinton, ti e meriton. Për Zotin, për atë djalë”, i drejtohet banori.

Jo jo, do ta lë me shkrim edhe për së vdekmi jo, për së gjalli e kam në dorë vetë sepse është ndërtim pa leje, por për së vdekmi në asnjë mënyrë”, shprehet Rama.