Kryetari i LZHK Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin Log. të moderatorit Endri Xhafo në News 24 foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Shehi tha se të dyja partitë politike, si PS, ashtu edhe PD, kanë treguar se janë kundër SPAK. Ai shtoi se prokurorët e SPAK-ut duhet që të mbrohen.
Partitë janë bërë kundër SPAK. Prokurorët duhet të mbrohen. Sinjali është që kujdes kur ta ngrini dorën kundër nesh. Të dyja partitë politike po sulmojnë SPAK-un, me gjuhë anormale.









