PRANIMI I SHPIFJES/ Gazetari i “New York Times” e akuzoi për shpifje. Berisha justifikohet: Ma servirën gabim!

“Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, duket se po akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se më pagoi mua (ose @nytimes) 150 mijë euro për të shkruar një artikull mbi punësimin e Chris LaCivita nga partia e Berishës. Akuza e tij është e rreme”, tha gazetari.

Lidhur më këtë Berisha tha në konferencën që mbajti sot me gazetarët, se ishte një keqkuptim, duke thënë se atij iu servir artikulli si i sponsorizuar. Ai tha se i beson gazetarit, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga pretendimet e tij për artikull të paguar. Berisha: Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës, cili ishte keqkuptimi. Më servirën se ai ishte një artikull i sponsorizuar, autori tha nuk është i sponsorizuar dhe unë i besoj autorit, gazetarit. Çdo gazetë e madhe shesin një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash kundrejt pagesës nuk ka lidhje me qëndrimin e redaksisë.