Kreu i PD Demokratët Euroatlantikë Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Sali Berishës, i cili në konferencën për shtyp tha se e përjashton atë nga ftesa për koalicion.
Basha tha se Dr. Pazari e ka koalicionin e tij, duke lënë të kuptohet Ilir Metën dhe Edi Ramën, te cilët i ka stigmatizuar me nofkën “Trekëndëshi i Bermudës”.
Postimi:
Dr. Pazari e ka koalicionin e tij ![]()
Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.
Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.
Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
Shqipëria meriton më shumë![]()









