ARRESTIMI I BUJSHEM/ Shoqërohet me urdhër të GJKKO, Safet Bajri

Policia ka arrestuar të fortin e Shkodrës Safet Bajri.

Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO.

Është arrestuar sot me urdhër të GJKKO Sfaet Bajri, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Bajri u arrestua në banesë dhe nuk bëri rezistencë ndaj forcave të rendit.

Ndërkohë urdhërarreste janë lëshuar edhe për krahun e djathtë të Safet Bajrit, Asmer Bilali dhe kushëririt të tij Behar Bajri.

Bilali është momentalisht në paraburgimin e Drejtorisë së policisë Tiranë, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re..