Në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve.
Komenti drejtuar Ramës ishte: “Propagandë e shëmtuar, njerëzit besojnë sikur keni ulur qiellin në tokë, kadale bre burrë…ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve”.
Këtij komenti kryeministri iu përgjigj duke thënë se ai po bën detyrën e tij, ashtu siç i takon një udhëheqësi dhe se në ndryshim me opozitën kur ishte në pushtet ai po punon realisht.
Rama tha se vërtet ai nuk ka ulur qiellin në tokë, por u shpreh me bindje se “Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush”.
Rama ironizoi ndër të tjera opozitën në kohë kur drejtonte Tiranën, duke gjetur rastin të sulmojë indirekt Lulzim Bashën
Kryeministri tha se në atë periudhë në kryeqytet nuk punonte as sahati i Tiranës.









