DEKLARATA E ISH-KRYEMINISTRIT/ Berisha: Do e shkrij SPAK si Trumpi prokurorinë e Nju Jorkut! “Do isha tradhtar nëse nuk e bej “

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sërish ditën e djeshme se nuk tërhiqet nga ideja për shkrirjen dhe rimodelimin e sistemit të drejtësisë pas konsulencës me Komisionin e Venecias.

Berisha theksoi se nëse do të pranonte një prokurori politike, siç e quan SPAK-un, atëherë ai do të tradhtonte opozitarizmin.

Nuk ka në mënyrë absolute përveç asaj që kam thënë këtu në dhjetor. Nëqoftëse unë do pranoja këtë Prokurori siç është unë do isha një tradhtar, më i madhi në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Unë kam këtu tre rezoluta ndërkombëtare.

Të cilat damkosin SPAK-un si prokurori politike. Nëse unë si opozitar do pranoja një prokurori politike, unë do pranoja një gjëmë të madhe për vendin tim”, tha Berisha në emisionin “Debat” në “A2CNN”

Për të përforcuar qëndrimin e tij për shkrirjen e SPAK, Berisha mori si shembull “idhullin” e momentit, Presidentin amerikan, Donald Trump. Ai theksoi se do t[ bënte me SPAK-un të njëjtën gjë që Trump bëri me prokurorinë e Nju Jorkut.

Tre ditë më parë Donald Trump ka shkrirë prokurorinë e Nju Jorkut. Dy ditë më parë Donald Trump ka shkarkuar të gjithë prokurorët e emëruar nga Joe Biden.

Sepse vetëm e vetëm janë dëshmua prokurori politike, për asgjë tjetër. Sepse po të marrësh platformën e tij, platforma antikrim e tij është më e fuqishme seç ishte e Joe Biden”, tha ai.