ZGJEDHJET PARLAMENTARE/ 15 parti kërkesë në KQZ për t’u regjistruar për betejën e 11 Majit! Ilir Metaj, kreu i PL firmos nga qelia

Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Ilir Meta dorëzoi sot zyrtarisht në KQZ kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë” shkruan sekretari i përgjithshëm i PL-së në një postim në facebook teksa informoi regjistrimin e partisë së Lirisë në KQZ.

Deri tani janë 15 parti që kanë bërë kërkesë në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

Presidenti i Partisë së Lirisë firmosi nga qelia kërkesën, me nënshkrimin Ilir Metaj, një detaj që ra në si pasi ka përdorur në publik dhe media emrin Ilir Meta.

Partitë që kanë bërë kërkesë në KQZ për t’u regjistruar

1.         Partia Demokratike

2.         “Shqiperia Behet”

3.         Levizja “Bashke”

4.         Partia e Lirise

5.         Partia Mundesia

6.         Nisma Thurje

7.         Partia Konsevatore

8.         Partia Balli Kombetar

9.         Aleanca Demokristiane e Shqipërisë

10.       Partia Bashkimi Demokrat

11.       Partia Balli Kombetar Demokrat

12.       Partia PUK

13.       Partia e Legalitetit

14.       PDK

15.       Partia Kristian Demokrate PKD

Regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt. Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.