ZGJEDHJET E 11MAJIT/ Rama i bindur: Do kemi argëtim dhe një fitore spektakolare. “Maratona drejt 11 majit do jetë shumë e bukur”

“Fitorja jonë më 11 maj do te jetë spektakolare dhe do e shikoni”, kështu është shprehur me bindje të plotë kryeministri Edi Rama në komunikimin live me qytetarët.

Kreu i qeverisë u shpreh se e kanë të sigurtë fitoren pasi qeveria e tij e ka çuar vendin ë afër se kurrë pranë BE.

Në 15 maj unë do të pres liderët e 46 vendeve dhe 8 të tjera organizatave ndërkombëtare që do të vijnë të gjithë në Shqipëri. Në 15 në darkë do të jemi me liderët e BE ku Shqipëria do të jetë mikpritësja ku do të diskutojmë për të ardhmen e përbashkët në Shqipëri.

Dhe në 16 do të kemi komunitetin politik Europian ku Shqipëria do të ketë fjalën kyçe. Në lidhje me humorin tënd, këtë do ta shohim në 11 ku shqiptarët brenda dhe jashtë, do t’u japin një përgjigje të qartë, të gjithë atyre që ma hedhin mua përgjegjësinë se njerëzit vendosin të kërkojnë fatin e tyre diku tjetër. Dhe këtu do të jemi sërish. Këneta dhe bufi i kënetës janë histori më vete. Doni apo nuk doni Edi Ramën dhe qeverinë e PS, kjo është panorama.” – tha ndër të tjera ai.