KONTESTIMI I PRIMAREVE/ Një tjetër deputet i PD “braktis” primaret, Ferdinand Xhaferaj kritikon procesin: Nuk përbashkon demokratët!

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, nuk do të marrë pjesë në primaret e PD.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Osman Stafa, i cili raportoi se Xhaferaj e ka marrë këtë vendim për shkak të qëndrimeve të tij kundër procesit, të cilin e konsideron përçarës dhe jo bashkues për demokratët.

Me këtë vendim, Xhaferaj heq dorë jo vetëm nga kandidimi në primare, por edhe nga mundësia për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai është deputeti i dytë i PD-së që tërhiqet nga gara e primareve, pas Helidon Bushatit, i cili gjithashtu vendosi të mos rikandidojë.