Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka reaguar menjëherë pas mbylljes së procesit të dorëzimit të kandidaturave për Primaret.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, demokrati ka bërë me dije se ka vendosur që të mos bëhet pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm dhe jetik për forcën politike ku dhe ai bën pjesë dhe si rrjedhojë ka hequr dorë nga aspiratat për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.
Sipas Bushatit ky vendim nuk është thjesht personal, por një akt përgjegjësie politike dhe morale.
“Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha. Kjo forcë politike ja doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës. Sot demokratët janë të bashkuar dhe po bëhen gati për zgjedhjet jetike për vendin, ato të 11 Majit.
Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim. Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proces të rëndësishëm, atë të primareve.
Personalisht, kam zgjedhur të mos marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është thjeshtë një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale”, shkruan Bushati.
Teksa në vijim të kësaj deklarate, deputeti ka theksuar se mos marrja pjesë e tij në primare nuk do të thotë që është tërhequr nga Partia Demokratike dhe demokratët.
Pasi ashtu si dhe ai e thekson do të vijojë të jetë krah demokratëve dhe Sali Berishës për të “luftuar” deri në fitore.
“Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.
Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë!”, thekson ai.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha. Kjo forcë politike ja doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës. Sot demokratët janë të bashkuar dhe po bëhen gati për zgjedhjet jetike për vendin, ato të 11 Majit.
Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim. Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proçes të rëndësishëm, atë të primareve.
Personalisht, kam zgjedhur të mos marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është thjeshtë një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale.
Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve.
Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.
Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë!
Së bashku drejt fitores!









