ANALIZE/ Ne nuk jemi qendra e botës, por do prekemi nga sjellja e SHBA-së

Është e qartë, u bë shumë më e qartë dje në Mynih nga zëvendës presidenti J D Vance, se SHBA do të jenë gjithnjë e më pak të pranishme në Europë, se mbështetja për NATO-n do jetë gjithnjë e më e zbehtë, se BE-ja konsiderohet nga SHBA si një organizëm globalist që bie pak a shumë ndesh me filozofinë e qeverisë së re maerikane. Zëvendës presidenti J D Vance tha qartë se përkrahin dhe do të përkrahin parti kërkojnë forcim dhe mbyllje të kufijve, parrti që duan të përzënë emigrantët, parti që nuk e shohin Rusinë si një kërcënim për Europën, parti që nuk mendojnë se ajo që bëri P:utin në Ukrainë nuk ëhstë nj aggression por nëj provokim I Europës dhe I SHBA-së etj. J D Vance tha gjithashtu disa të vërteta të rëndësishme në lidhje me mënyrën se si Europa ëhstë I qasur lirive të shprehjes dhe lirive politike. Ai tha se ka patur prekje dhe cënim të lirive fetare, të lirive të besimit dhe mori si shembull një rast flagrant në Angli ku Smith një qytetar anglez që po lutej 50 metra larg një klinike aborti u dënua me gjobë pasi u konsiderua se po cënonte ata që duan të abortojnë. Gjykata në Angli dhe Skoci kanë marrë edhe në raste të tjera masa të tilla. Britania ka miratuar ligje që i shtyn ata protestojnë por edhe ata që luten në qetësi deri në 150 metar larg klinikave të abortit. Padyshim që kjo ëhstë një shkelje serioze. J D Vance tha gjithashtu se ka patur raste kur është tentuar të mbyllen media on line dhe kjo është një cënim I lirisë. Në fakt ka patur raste përpjekjesh për mbyllje të mediave që duket se përhapin lajme ksenofobike apo lajme që pëecillen nga Rusia për interes të Rusisë. Janë mbyllur gjithashtu edhe media dhe sinjale të televizioneve ruse. Këtu ka një problem sepse mediat ruse përhapnin lajme të cilat propagandonin sulmin në Ukrainë si sulm për të mbrojtur liritë. Sigurisht që mund të ketë patur dhe patur abuzime në dëm të lirive të medias ku media konservatore mund të jenë mbyllur ose vënë në vështirësi. Pra tek sulmi ndaj Europës se ajo ka mbyllur media J D VCance bëri mirë që preku çështjen e prekjes së qëndrimeve konservatore por sigurisht që nuk mund të mbrohet liria e mediave proruse apo e mediave pronaziste. Zëvendës presidenti tha se Europa nuk mund të burgosë opozitën dhe e kishte fjalën krysishst për një lider të AFD-së, Björn Höcke, i cili është dënuar sepse ka përdorur naziste dhe vlerësime për nazimin. J D Vance e kishte fjalën edhe për Maximilian Krah një tjetër politikan i AFD që ka probleme me gjykata sepse ka mbrojtur Hitlerin gjithashtu. J D vance sulmoi Europën dhe tha se ajo nuk mund të anullojë apo pengojë opozitën, nuk mund të zhbëjë zërin e njerëzve dhe votën. Ai e kishte fjalën për ratsin rumun kur Gjykata Kshtetuese anulloi zgjehdjet dhe fitoren e Geirgeskut sespe siaps gkykatës Rusia me anë të mediave të shumta on line dhe trolleve të saj bëri të mundur që ai të fitonte. Shkurt J D Vance qartësoi pozicion e ri të një SHBA-je që nuk do të jetë më mbrojtësi kryesor I Europës, të një SHBA-je që do të përkrahë ideologjikisht forcat e ekstremit sidomos AFD-në, kryetaren e së cilës vetë Vance e takoi në Mynih. Për shumë shqiptarë, për ata që mendojën se ne jemi në qendër të botës fjalimi i J D Vance ishte vetëm për Shqipërinë, për opozitën dhe për kryetarin e PD. Në fakt ai kishte në qendër AFD-në, Anglinë, Gjermaninë, Rumaninë, Brukselin. Në fakt fjalimi ishte në thelb një lajm shumë shumë I keq për shqipotarët sespe do të ketë më pak Amerikë në Euroë dhe në punët e Europës, do të ketë një lehtësim të marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë dhe për pasojë një Rusi më të fortë, më me ndikim. Një rusi më e fortë, një Rusi më me ndikim do të bëjë një Serbi më të fortë. Kjo do të bëjë një Kosovë shumë më të rrezikur dhe një Shqipëri më në hall. Dodik ka kohë që feston për këto qëndrime të reja të SHBA-së, Vuçiç gjithashtu I ka rregulluar të gjitha aleancat dhe është po ashtu në marrëdhnëie shumë të n gushtë me qeverunë e re amerikane. Në Rusi po flasin me entuziazëm. Yevgeni Popov një deputet miliuarder në Duma, një mbështetës i zellshëm i Putinit që drejton një program në TV kombëtar tha se ne donim që Europa të përçahej dhe Trump po e copëton atë. Është koha që politika jonë të heqë dorë nga marrëzitë dhe tyurper dhe të kuptojë se vendi dhe Kosova do të ketë ketë ditë të vështira.