Trump paralajmëron: SHBA mund të reduktojë trupat në Gjermani

Presidenti i Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e reduktimit të pranisë ushtarake në Gjermania, në një moment tensionesh të shtuara diplomatike mes dy vendeve.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump theksoi se vendimi nuk është ende përfundimtar, por është në proces vlerësimi. “Po studiojmë dhe po shqyrtojmë reduktimin e trupave në Gjermani. Një vendim do të merret së shpejti,” u shpreh ai.

Deklarata vjen në një klimë përplasjesh politike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas kritikave të këtij të fundit ndaj qëndrimit amerikan lidhur me konfliktin me Irani.

Shkëmbimi i deklaratave mes Uashington dhe Berlin ka shtuar tensionet në marrëdhëniet transatlantike, ndërsa çdo vendim për tërheqjen e trupave amerikane do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe balancat ushtarake në Evropë.