Tirana bëri detyrën por Josa mbetet kritik ndaj Bylisit pas fitores ndaj Teutës

Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, e cilësoi të rëndësishme fitoren ndaj Teutës, por nuk fshehu pakënaqësinë për mënyrën e lojës së skuadrës së tij.

Ai theksoi se nuk ishte i fokusuar te rezultati i Tiranës, duke nënvizuar se çdo ekip duhet të bëjë detyrën e vet. Megjithatë, sipas Josës, paraqitja e Bylisit nuk ishte në nivelin e duhur, sidomos në menaxhimin e lojës në momente të caktuara.

Trajneri kritikoi veçanërisht periudhën e fundit të pjesës së parë, ku sipas tij skuadra u vu nën presion për shkak të mungesës së rikthimit në kohë të mesfushorëve dhe humbjes së dueleve për topin e dytë, duke i dhënë mundësi Teutës të krijonte raste.

Sa i përket mungesave, Josa shpjegoi se Stoilov nuk ishte në gjendjen optimale fizike për të luajtur nga minuta e parë, ndërsa dëmtimi i Përndreca ka kufizuar opsionet taktike të ekipit.

Në fund, Josa theksoi se Bylisi nuk është në disavantazh ndaj rivalëve, por gjithçka varet nga vetë skuadra: performanca, iniciativa dhe dëshira për ta çuar luftën deri në fund të sezonit.