Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se sot kanë kryer sulme të koordinuara ndaj tetë urave dhe segmenteve rrugore kyçe në Iran, të cilat përdroheshin nga regjimi për transportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake.
Sipas zyrtarëve izraelitë, goditjet kanë ndodhur në disa qytete strategjike, përfshirë Teheranin, Karaxhin, Tabrizin, Kashanin dhe Qomin. Sulmet synonin “të bllokonin forcat iraniane dhe të parandalonin transferimin e pajisjeve ushtarake”, sipas deklaratës së IDF.
Ushtria izraelite kishte paralajmëruar më parë iranianët që të mos përdornin rrugët dhe trenat për transportin e armëve, por sulmet u kryen për të neutralizuar infrastrukturën kritike që mund të përshpejtonte një aktivitet ushtarak.
Analistët paralajmërojnë se kjo veprimtari mund të rrisë tensionet në Lindjen e Mesme dhe të përshkallëzojë konfliktin, duke rrezikuar furnizimet energjetike globale dhe sigurinë rajonale.









