EMRI/ I kërkuar nga Italia – Kapet në Tiranë 51-vjeçari i dënuar për trafik droge

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italy dhe pritet të ekstradohet drejt këtij vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, i ndaluari, Ylli Misku, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bologna me 5 vite e 11 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe vjedhje në rrethana rënduese.

Arrestimi u krye nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të bashkëpunimit me Interpol Romën, pas lokalizimit të tij në kryeqytet.

Pas ndalimit, ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për ekstradim drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykatat italiane.